Analisti Aleksandër Çipa thotë se në thelbin e vetë protesta është dhe antisistem.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se protesta nuk është thjesht një kapriço e masës njerëzore, por është një këmbëngulje për ndryshim real politik.
Çipa nënvizoi domosdoshmërinë e kthimit të administratës në shërbim të qytetarëve.
Protesta nis nga sfidat që ka të bëjë me terrenin, me administrimin e hapësirës publike, çështjen e pronësisë që është e gangrenizuar.
Protesta e qytetarëve tashmë ka marrë dhe përmbajtjen politike të saj, që nuk është e lidhur vetëm me dorëheqjen e qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
Politikat e ndërmarra si akte juridike në mënyrën si administrohet territori dhe si po përballen sfidat e proceseve pronësore, janë një arsye që do e detyronin administratën publike dhe sektorin përkatës për ndryshime strukturore dhe substanciale.
Paaftësi e administratës publike për ta trajtuar këtë problem në mënyrë specifike dhe nëse do të duhej dhe ofrimi i një ekspertize të huaj ndërkombëtare, përderisa është një problematikë që në 35 vite mbetet e pazgjidhur.
Kjo është e vetmja protestë që në 37 ditë, në dy ditët e tubimit, ka bërë prezent zërin e diasporës. Kurrë ndonjëherë ndonjë protestë apo angazhim nuk ka mundur të përfshijë diasporën në realitetin socio-politik të Shqipërisë.
Protesta nuk është thjesht një kapriço e masës njerëzore, por është një këmbëngulje për ndryshim real politik, në skenën politike të vendit. Në thelbin e vetë protesta është dhe antisistem.
Protesta karakterizohet nga masa më e madhe rinore e parë ndonjëherë në sheshet e protestave shqiptare.
Përqendrimi i pushteteve në një arkitekturë të centralizuar janë arsye thelbësore se pse marrëdhëniet kanë kaluar antigoniste dhe në radikalitet. Administrata duhet kthyer në shërbim të qytetarëve.



