Xhixho nga Kamza: 900 nxënës detyrohen të shkojnë një orë larg, bashkia të japë llogari dhe të rimbursojë

Xhixho nga Kamza: 900 nxënës detyrohen të shkojnë një orë larg, bashkia të japë llogari dhe të rimbursojë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në ditën e parë të shkollës, u ndal në shkollën “Ibrahim Basha”, e cila do të jetë e mbyllur për shkak se nuk ka përfunduar ende rikonstruktimi.

Duke folur për mediat, Xhixho tha se janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re, por se prindërit detyrohen t’i çojnë më larg, duke shtuar koston e transportit.

Ajo shtoi se priste që ditën e sotme, kryebashkiaku i Kamzës të jepte llogari për qytetarët, të cilët kanë që në mars që nuk shkojnë më në shkollën e tyre.

Edhe pse të larguar nga shkolla e tyre në shkolla të tjera që janë 1 orë larg, përsëri nuk ka asnjë gjurmë të ndërtimit apo të punimeve.

Sot do të doja ti jepja personalisht kryetarit të bashkisë një letër me shqetësimet e qytetareve, të cilët nuk ka denjuar ti dëgjojë. Rilindja duhet të kuptojë që ka ardhur koha për llogaridhënie, janë 900 nxënës që duan të kenë shkollë të re.

Qytetarët por edhe unë duam të dimë kush është projekti i kësaj shkolle, në çfarë faze të tenderimit, kur përfundojnë ndërtimet dhe këta banorë kanë një kosto shtesë, a ka menduar bashkia apo ministria për ti rimbursuar.

Ndër të tjera kërkoi që nxënësit të kenë libra të rinj çdo vit, duke shtuar se të përdorurit nuk i shërbejnë askujt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy