Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me aleatin e tij Fatmir Mediu, ku mësohet të këtë diskutuar për bashkëpunimin që opozita duhet të ketë për reformat që do ndërmarrin.
“Panorama”, mëson se ata kanë diskutuar lidhur me reformën zgjedhore dhe atë kushtetuese. Sipas tyre do të zgjedhin disa ekspert, të cilët do të marrin pjesë në takimet që do zhvillohen.



