
Karen Donfried, ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, vjen sot për vizitë në Kosovë, duke nisur kështu vizitën në turin e saj në vendet e rajonit.
Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, Donfried do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, për të falënderuar për ndihmën e dhënë në strehimin afganëve e ukrainasve.
Më 25 prill, ajo do të falënderojë Kosovën për strehimin për afganët dhe ukrainasit, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike, dhe do të shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA, të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke.
Ajo do ta fillojë vizitën në Kosovë më 25 prill, teksa do të qëndrojë deri më 29 prill në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Sipas agjendës, njëra nga temat që do të diskutojë me Serbinë do të jetë edhe dialogu me Kosovën.
Një ditë më vonë, më 26 prill ajo do të udhëtoj për në Serbi.
Në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Dr. Donfried do të udhëtoj më 27 prill.
Në Maqedoninë e Veriut më 28 prill, ajo do të takohet me udhëheqësit e qeverisë për të sinjalizuar mbështetjen e SHBA-ve për negociatat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për t’i falënderuar ata për ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.
Ajo do të nxisë anëtarin më të ri të NATO-s që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë për një sërë çështjesh rajonale, të sigurisë dhe të mbrojtjes për të promovuar demokracinë dhe stabilitetin rajonal.
Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus.
Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.
Donfried do të udhëtojë në Mal të Zi më 29 prill, ku do të theksojë mbështetjen e SHBA-së dhe nevojën për të përshpejtuar punën në rrugën euro-atlantike të Malit të Zi dhe pranimin në BE, forcimin e anëtarësimit në NATO dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e korrupsionit.



