Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në fund të qershorit

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon në fund të qershorit

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, do të vazhdojë në fund të qershorit të këtij viti, përkatëisht më 22 qershor, ka thënë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Arsye për këtë fillim më të vonuar se sa ishte planifikuar paraprakisht, është kërkesa e palës kosovare për kohë shtesë, që të njoftohet më mirë me situatën dhe raundet e mëparshme të bisedimeve.

“Nuk mund të shkojmë në pushime pa vazhduar dialogun. Prandaj, kemi rënë dakord të kemi një takim të ri para fundit të qershorit”, ka bërë të ditur Borell.

Borell shtoi se shpreson që deri në këtë afat kohor palët “do të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe se do të vijnë të përgatitur në Bruksel”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy