Yuri Kim vizitë në Fushë Krujë, takon qytetarë dhe policë

Yuri Kim vizitë në Fushë Krujë, takon qytetarë dhe policë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Fushë-Krujës një ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se znj.Kim ka pirë kafe me disa qytetarë, ndërsa më pas ka takuar drejtuesit e Policisë së Rrethit të Krujës.

Nuk dihet ende aryeja e vërtetë e kësaj vizite të ambasadores Yuri Kim në Fushë-Krujë, një qytet i cili njihet për problematika dhe tensione, por deri tani nuk ka regjistruar asnjë incident.

Ditën e nesërme mbahen zgjedhjet e 25 prillit, teksa ambasadorja Yuri Kim do të jetë vetë vëzhguese bashkë me një ekip nga ambasada e SHBA.

Më herët  Ambasada e SHBA bëri me dije se do të jetë në terren si gjatë procesit të votimit po ashtu edhe të numërimit, ndërsa ambasadorja Yuri Kim është shprehur se edhe ajo vetë do të jetë pjesë e grupeve të vëzhgimit.

Ambasadorja e SHBA ka qenë në lëvizje ditën e sotme, pasi gjatë paradites ka zhvilluar edhe një takim me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Takimi u zhvillua në selinë blu dhe zgjati një orë, por nuk u bënë me dije detaje nga biseda mes tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy