Gazment Bardhi: Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh, nuk ka arritur dot të mbledhë ¼ e firmave

Gazment Bardhi: Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh, nuk ka arritur dot të mbledhë ¼ e firmave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas dorëzimit të 4200 firmave në selinë blu nga lëvizja e Sali Berishës, është shprehur se ish-Kryeministri nuk ka arritur të mbledhë ¼ e firmave të delegatëve që të nisin procedurat për mbledhjen e Kuvendit.

Sipas Bardhit, Sali Berisha ka luajtur blof me demokratët. Ai u shpreh gjithashtu se nuk asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar dhe të dhënat e anëtarëve të PD-së nuk mund të mbyllen në kasafortë që të mos verifikohen.

Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionon PD dhe si mblidhen organet. Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD, nuk ka asnjë lidhje me funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët. Nuk ka arritur dot të mbledhë ¼ e firmave për të vënë në lëvizje procedurën për mbledhjen e Kuvendit. Nëse do t’i kishte mbledhur ai e di mjaft mirë procedurën se ku dorëzohen dhe si është procesi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ajo që pamë sot për fat të keq është tallje e madhe me demokratët. PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet se mbahen sekret anëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike. Cilido që kërkon funksionimin demkratik të PD, do të duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Nuk ka Kuvend. Për të nisur procedurën e nisjes së Kuvendit, do të duhet të firmosin ¼ e anëtarëve. Procedurat nuk realizohen duke i mbajtur të dhënat e anëtarëve mbyllur në kasafortë”, deklaroi Gazment Bardhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy