Berisha: Betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitore të opozitës

Berisha: Betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitore të opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka renditur kryeministrit Edi Rama të gjitha politikat e tij që nga viti 2013 kur erdhi në pushtet, të cilat kanë nxitur largimin masiv deri në shpopullim të Shqipërisë nga shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij të  mbajtur në protestën te ‘Rruga e Shpresës’, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama e ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e katërt.

Berisha tha se shqiptarët do t’ja djegin në dorë këtë plan pasi, sipas tij, protesta e tyre do të shkojë drejt qeverisë teknike. Ai shtoi se ata si parti do t'iu kthejnë shqiptarëve votën e lirë dhe do të shtypin krimin.

Ai u shpreh se, zotimi solemn është beteja pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitore të opozitës. Edi Rama ka në plan që të rrëmbejë me krimin mandatin e katërt, por shqiptarët do t’ja djegin në dorë planin e tij.

Zotimi ynë solemn, betejë, betëjë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti, fitore të opozitës.

A nuk është nxitje, a nuk është gjenocid për kushte të largimit nga Shqipëria, kur punët publike të qytetarëve më të varfër në Europë kushtojnë 5 herë, 10 herë më shtrenjtë se sa në vendet e BE, sepse ti i pangopur me ministrat, drejtorët e tu vjedh 70%, 80%, 90%, por edhe 100% fondet publike.

A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria, ku nga 11 mld euro që lubi Balluku dhe ti keni investuar gjoja në rrugë, ekzistojnë të përfunduara gjithsej 21 km rrugë që përshkojnë Krujën dhe Thumanën.

Tuneli më i kushtueshëm i planetit, tuneli i Llogarasë që kushton 65 mijë euro për banorë.

Çfarë ke bërë ti me to? Ndërton 1 km rrugë në fushë me 15 mln, por edhe 30 mln. Vjedh e vjedh dhe nuk ngopesh kurrë, varfërohen gjithnjë e më shumë, largohen nga Shqipëria.

Jo, jo! Ne jemi të zotuar të vazhdojmë betejën tonë. Shpresa e fundit, shpresa që nuk vdes kurrë! Do ecim të sigurtë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushtetit.

Edi Rama ka në plan të rrëmbejë edhe mandatin e 4-t. Shqiptarët do t’ja djegin në dorë këtë plan. Protesta e tyre, revolta qytetare, do të shkojë drejt qeverisë teknike, do iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë, do presim me gërshërët e ligjit me zero tolerancë lidhjet e politikës me krimit. Do shtypim krimin kudo që ndodhet.

Luftë me zero tolerancë kunder vjedhjes dhe korrupsionit!

Shqipëria rikthehet në rrugën e ligjit, në rrugën e Kushtetutës, në rrugën e integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy