Partitë e vogla parlamentare të opozitës ia bënë të qartë qëndrimin e tyre të unifikuar për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare edhe ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.
Në takimin me ambasadoren Vlahutin ishte me të gjitha partitë e vogla parlamentare, të cilat nuk janë kundër përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, por pjesë e këtij takimi ishte edhe PDIU-ja e mazhorancës e cila këmbënguli më shumë tek depolitizimi i procesit.
Por Bashkimi Europian ka marrë përsipër të organizojë një takim me ekspertë për t’i dhënë përgjigje çështjes së votimit dhe numërimit eletronik. Një kusht që opozita e ka cilësuar si të pakalueshëm.
Këto janë kërkesat e partive parlamentare dorëzuar sot në tryezën e ambasadores Vlahutin.



