Të moshuarit marrin dozën e dytë të vaksinës, Rama: Rrofshi sa malet

Të moshuarit marrin dozën e dytë të vaksinës, Rama: Rrofshi sa malet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rrëfimet e disa prej të moshuarve që kanë nisur të marrin dozën e dytë të vaksinës në sheshin Skëndërbej. “Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa male. Vaksinimi nuk ndalet. Shqipëria buzëqesh”, shkruan Rama.

Të moshuarit shprehen se janë të lehtësuar pas marrjes së vaksinës dhe tashmë mund të takohen me fëmijët e tyre.

Do bëj vaksinën e dytë. Të parën e mbaruan dolëm mirë. Rrofshin që po na bëjnë këtë vaksinë. Faleminderit kryeministrin dhe qeverinë që po interesohet për ne. Ndjehemi mirë.

Faleminderit që na dhanë këtë mundësi. Jam e kënaqur se e bëra dhe këtë dozë dhe do jem më e mbrojtur dhe do takohem më shpesh me të afërmit e mi”, thonë disa prej tyre.

Nga fillimi i fushatës së vaksinimit në vend, deri më tani janë bërë 476.903 vaksinime. Vaksinimi anti-COVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Procesi po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Dje erdhën  në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Kryeministri Edi Rama tha se  se nuk do të ndalet procesi dhe se do të vijojë të intesifikohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy