
Kryeministri Edi Rama reagon pasi ditën e nesërme do të votohet qeveria e përkohshme e Maqedonisë së Veriut, ku për herë të parë është një Kryeministër shqiptar, Talat Xhaferi.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë ngjarje, duke përgëzuar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin.
Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet...
Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë!
E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh,
“Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto.



