Përfundon takimi me Vuçiç në Bruksel, Hoti: Jemi në fazën finale të marrëveshjes

Përfundon takimi me Vuçiç në Bruksel, Hoti: Jemi në fazën finale të marrëveshjes

Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Pas takimi kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shprehur: “Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale ku duhet vullnet i të dy palëve dhe dedikim mbështetës, por mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së.”

Takimi u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell i cili vlerësoi të dy krerët për vullnetin që treguan për tu riuluar në dialog pas rreth 2 vitesh. Në fakt, Borrell theksoi edhe faktin se ishte i lumtur që BE u rikthye të udhëheqë këtë dialog dhe pikërisht në Bruksel.

Po ashtu ai priste që sot të kishte diskuime konstruktive por deri më tani i vetmi që është prononcuar është Hoti që ka bërë të qartë se tashmë Kosova është në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy