Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Rritja e çmimit të naftës, Tabaku: Bordi i Transparencës është i oligarkëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, ku thotë se po favorizon rritjen e çmimit të karburanteve për të shpërblyer oligarkët që i qëndrojnë pas.

 Sipas Tabakut, Bordi i Transparencës është i oligarkëve, ndërsa bën thirrje që të ulet taksa e qarkullimit të mjeteve.

Tabaku thotë se 60% e çmimit për litër të karburantit shkon për taksat dhe duhet të jetë shteti që në këtë krizë çmimesh duhet t’i dalë krah shqiptarëve dhe jo babëzisë së një grupi njerëzish të caktuar.

Vendimet abuzive të Bordit të Transparencës kanë krijuar këtë situatë në ekonomi. A nuk mendoni ju se më mirë do ishte të ulej taksa e qarkullimit në 4 lekë për litër, në vend të 27 lekë për litër? A nuk mendoni ju se do ishte më mirë që 5 kompanitë e naftës mos të uleshin me qeveritarët për të marrë vendimet?

Bordi Oligarkisë dhe korrupsionit! Shqiptarët sot paguajnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Pse? Pasi kur hedhim naftë në makinë 60% e çmimit për litër janë taksa. Pasi bordi transparencës është në fakt bordi oligarkisë që vendos çmime abuzive në kurriz të qytetarëve!

Imagjinoni sikur në këtë kohë krize të ulej taksa qarkullimit të mjetit sikur tregu dhe jo bordet e oligarkisë të vendosnin çmimet! Do të kishim naftë më të lirë! Çmime produktesh më të ulëta dhe qytetarë që do të kishin më shumë para për të shpenzuar!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy