Fevziu: Integrimi i Shqipërisë po ndikohet nga faktorë gjeopolitikë,. Mali i Zi po përparon më shpejt

Fevziu: Integrimi i Shqipërisë po ndikohet nga faktorë gjeopolitikë,. Mali i Zi po përparon më shpejt

Në një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV gazetari Blendi Fevziu ka ngritur shqetësime mbi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian, duke e krahasuar atë me vendet e rajonit dhe duke theksuar se vendi rrezikon të mbetet pas.

 

Duke folur për dinamikat e zgjerimit europian, Fevziu u shpreh kritik ndaj ritmit të Shqipërisë, por edhe ndaj mënyrës se si, sipas tij, BE ka trajtuar vendet e Ballkanit.

 

Tani kur Mali i Zi ka hyrë para nesh sa i përket përparimit në Bashkimin Evropian, një shtet që 30 vjet është marrë me kontrabandë cigare dhe të futet para nesh në BE, çfarë na mbetet ne që kemi 114 vjet shtet? Po hyri dhe Mali i Zi para nesh, çfarë na ngelet ne si shtet? 

 

Nga ana e integrimit de facto mendoj se ne po hyjmë tani për arsye gjeopolitike. BE ka qenë paragjykues për besimin fetar, për vendin. 

 

Kur Sarkozy erdhi këtu për të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit, ai tha më bëri përshtypje dhe priste të shihte vetëm gra të mbuluara duke na menduar si vend mysliman. Pra janë paragjykimet. Ndërsa për mua Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE më herët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy