Në përmbyllje të punimeve të asamblesë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama u ngjit për të dytën herë në podium duke adresuar kritika për 5 vendete Bashkimit Europian që hezitojnë të njohin pavarësinë e shtetit më të ri në Ballkan.
Ai foli për një realitet të pandashëm që nuk duhet mbajtur peng nga askush, madje kritikoi ata që heqin paralele mes saj dhe konfliktit në Ukrainë.
Çdo paralele e hequr artificialisht midis Kosovës e zonave të pushtuara të Ukrainës kanë për synim të shpërqendrojnë e të hutojnë këdo që është e mundur në këtë ndërtesë dhe të gjithë opinionin publik ndërkombëtar, por kurrë nuk mund t’ia arrijnë të zbehin të vërtetën që është: Kosova është tashmë një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar, një anëtare aspirante e komunitetit Euroatlantik e nuk duhet të mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur nga grupi i 5 shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin vendin e Kosovës me të drejtë, në çdo organizatë e forum ndërkombëtar.
Ndërsa, nga parlamenti i Serbisë, zv. kryeministri Aleksandër Vulin zbuloi se një kërkesë për njohje të Kosovës ia ka bërë edhe shefi i CIA-s. Ulliam Burns. Sipas Vulin, njohja e Kosovës nuk do të ndodhë për sa kohë ai dhe Vuccicc qeverisin në Beograd.
E dini se çfarë më tha? Ai foli me mua dhe më tha se ata e dinë që unë nuk jam agjent rus dhe kriminel, por që jam strategjikisht kundër qëndrimeve të qeverisë së tij. E saktë, absolutisht e saktë. Sepse strategjia dhe qëndrimet e qeverisë së tij janë të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të vendosim sanksione kundër Federatës Ruse. Por kjo nuk do të ndodhë përderisa Aleksandër Vuçiç të udhëheqë Serbinë dhe unë të jem në Qeverinë e Serbisë
Presionet për të njohur Kosovën i ka pranuar në disa momente edhe Presidenti Aleksandër Vuçiç, por ai ka garantuar se nuk do ta pranojë kurrë diçka të tillë. Ndërsa tensionet Beograd-Prishtinë vijojnë në distancë me Urën e Ibrit dhe mbylljen e komunave paralele serbe në Mitrovicën e Veriut.



