
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest ne burg” të dhënë nga gjykata e Posaçme e Shkallës.

Sipas avokatit mbrojtës nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për një masë të tillë shtrënguese dhe po ashtu klienti i tij nuk ka rrezik për tu larguar jashtë vendit dhe për të prishur provat.
Beqaj është nën hetim për abuzime me fondet e BE-së, në kohën kur ishte drejtor i përgjithshëm i SASPAK.
Ai ndodhet në paraburgim prej 4 korrikut 2024, pasi po hetohet për akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë.



