Pampuri: Qeverisja e korruptuar, hi syve shqiptarëve, punon sipas bashkimit Rama-Doshi-Rakipi

Pampuri: Qeverisja e korruptuar, hi syve shqiptarëve, punon sipas bashkimit Rama-Doshi-Rakipi

Partia Demokratike ka reaguar pas betimit të qeverisë “Rama 3”.

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD Oriola Pampuri, thotë se qeveria e korruptuar e darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, e ka bashkëqeverisjen bashkë me PPP-në Rama-Doshi-Rakipi.

PD thekson se qe qeveria po përdor kodin e etikës së vitit 2013 për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëherë edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, thuhet në reagim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy