Pas takimit prej 3 orësh në presidencë mes liderit të opozitës Basha dhe kryeministrit Rama, kryedemokrati qëndroi edhe 50 minuta të tjera.
Në fillim u fol se Basha pati një takim kokë më kokë me Nishanin, por zbulohet se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e PPE, Joseph Daul.
Bëhet me dije se Basha e informoi Presidentin e PPE për takimin me Ramën.



