Presidenti Begaj dekreton Genti Bendon si ambasador shqiptar në Brazil

Presidenti Begaj dekreton Genti Bendon si ambasador shqiptar në Brazil

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka njoftuar sot lirimin nga detyra si ambasador të Shqipërisë në Brazil, Rezar Bregun.

 

Drupal Ad

 

 

 

Detyrën e ambasadorit, tani e tutje do ta marrë Genti Bendo, pasi dekretimit të Begajt për emërimin e tij.

Presidenti  i Republikës, Sh.T. Z. Bajram  Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

"Po sot, Presidenti  i Republikës, Sh.T.Z. Bajram  Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy