Çani: Doktori të nxitojë, të marrë partinë një orë e më parë, bashkimi është "bullshit", nuk do të ndodhë

Çani: Doktori të nxitojë, të marrë partinë një orë e më parë, bashkimi është "bullshit", nuk do të ndodhë

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Arian Çani tha se Sali Berisha duhet të jetë më agresiv dhe të mos i mëshojë bashkimit, pasi bashkimi nuk mund të ndodhë.

Çani thotë se Sali Berisha duhet të nxitojë dhe të kryejë sa më shpejt të gjitha proceset në PD, pasi vonesa do të ishte e rrezikshme për të. 

Berisha një orë e më parë, madje është i vonuar, nuk e kuptoj logjikën që thonë, pse nxitohet doktori? Në asnjë mënyrë, duhet të ishte bërë para një muaji. Të gjithë presin bashkimin, bashkimi është bullshit, nuk do të ndodhë. Problemi është kujt do ti mbetet vula dhe selia.

Duam apo nuk duam, ishte gjykata që detyroi doktorin dhe Metën të dilnin me Shtëpinë e Lirisë. Duam apo nuk duam, gringot bashkë me qeverinë po ndërhyjnë te drejtësia e re, si zgjatim politik që të deformojnë dhe godasin zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pra, nuk na rruhet fare, ne do të shohim interesat tona!

Doktori ende nuk po fut në këtë lojë gjithë makinerinë e plotë. Mendoj se doktori është akoma shumë pozitiv, duhet të bëhet më agresiv, se ndryshe kjo lojë do të jetë shumë e rrezikshme për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy