“Jam mësuar që gjatë jetës time politike koka ime të jetë në kërkim”. Kjo ka qenë deklarata e kryeministri Edi Rama sot teksa ishte i ftuar në ‘Dritare’ të Rudina Xhungës.
Kryeministri ndër të tjera tha se koka e tij nuk rrezikohej nga zëra që për fat të keq prisnin humbjen e PS-së.
“Jam mësuar që në jetën time politike koka ime të jetë në kërkim. Nuk është kjo arsye se pse morëm atë pozicion. Nuk është se koka ime mund të rrezikohej nga disa zëra dhe për fat të keq mezi e kishin pritur humbjen e zgjedhjeve.”, tha Rama.
Xhunga nuk kurseu ta pyeste Ramës dhe për faktin nëse një prej këtyre zërave ishte dhe deputeti Ben Blushi. “Ku ka ideale dhe qëllime reale, ka dhe njerëz që nuk i rezistojnë dot betejave dhe sakrificave dhe humbasin fokusin tek qëllimi i përbashkët. Ka dhe nga ata që mendojnë vetëm për veten dhe shfaqen si tradhtar. Janë normale dhe të natyrshme.”, pohoi Rama.



