
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop dhe delegacioni parlamentar që e shoqëron, do të bëjnë një vizitë zyrtare në Shqipëri më 4 dhe 5 shkurt 2021.
Sipas njoftimit për mediat nga Kryesia e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Kryetari i parlamentit turk Şentop dhe delegacioni i kryesuar prej tij gjatë vizitës dyditore do të pritet nga Presidenti Ilir Meta, do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi.
Prof. Dr. Mustafa Şentop do të pritet në Tiranë nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Pas takimit kokë më kokë, Şentop dhe Ruçi do të kryesojnë bisedimet midis të dy delegacioneve. Pas bisedimeve do të ketë një konferencë të përbashkët për shtypin.
Gjıthashtu, kryetari i parlamentit turk Şentop dhe delegacioni i kryesuar prej tij në ditën e parë të vizitës do të pritet nga Presidenti Ilir Meta dhe do të zhvillojë një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Në ditën e dytë të vizitës, më 5 shkurt, Şentop do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë një kurorë me lule në Përmendoren e Hasan Riza Pashës, të cilën do ta vizitojë me delegacionin parlamentar.



