Ilir Meta pret sot pesë aleatët e Bashës

Ilir Meta pret sot pesë aleatët e Bashës

Aleatët e kreut të PD-së do të zhvillojnë sot në mesditë një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për krizën politike. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 dhe vjen pas kërkesës së këtyre partive për një tryezë.

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, kanë zhvilluar më herët takime me ambasadorët e BE dhe OSBE-së në vendin tonë Luigi Soreca.

Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ ka përfunduar me 23 Prill, por pak ditë më parë ambasadori i OSBE, i pyetur nga mediat, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tij çfarë mund të zgjidhet nëse nuk ka dialog mes dy palëve.

Më herët Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje partive që të tërhiqen nga sjellja konfliktuale dhe të dialogojnë në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e kthyer në pengesë në hapjen e negociatave të integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy