Për analistin Ilir Demaliaj, vrasja e gjyqtarit të Apelit ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ai tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se ligji 7501 ka krijuar konflikte, pasojat e të cilave do të vijojnë me vite.
Ishte një vrasje e paralajmëruar.
Sot në gjykata nuk ka gjyqtarë mjaftueshëm. Ti nuk merr kurrë një përgjigje për të drejtën tënde. Në një vend ku drejtësia është e vonuar, ajo është e mohuar. drejtësia e pronës ka mbaruar. Një brez vdiq, një tjetër është lodhur duke pritur.
Nuk mund të anatemojmë gjyqtarët. Ajo që u bë me pronat pas ’90-s dhe ligji kriminal 7501 ja ku sjellin rezultatin. Nëse ka një njeri që nuk duhet të flasë për Kushtetutën dhe për pronën ai është Sali Berisha. Si të marrësh pronën e njërit dhe t’ia japësh tjetrit? Pastaj është bërë një abuzim i madh me pronën publike. Është bërë masakër!



