
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar formatet e fletëve të votimit për zgjedhjet e pjeshme qëë do të zhvillohen në 6 bashki të vendit më 6 mar.
Këtë të shtunë KQZ-ja ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit ndërsa është zbuluar edhe fleta e votimit për bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Bashkia Shkodër
1- Partia Socialiste me Majlinda Angonin
2- Koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ me Bardh Spahinë
3- Partia Demokratike me Xhemal Bushatin

Bashkia Dibër
1- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Premtim Kryemadhin
2- Partia Demokratike me Luan Hakën
3- Partia Socialiste me Rahim Spahiun
4- Lëvizja e re me Dritan Torbën

Bashkia Durrës
1- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Ardian Mukën
2-Partia Socialiste me Emiriana Sakon
3- Partia Demokratike me Luan Hotin

Bashkia Vorë
1- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Lulzim Vranën
2- Partia Socialiste me Blerim Sherën
3- Partia Demokratike me Ymer Markun

Bashkia Rrogozhinë
1- Partia Demokratike me Ferdinand Saraçin
2- Partia Socialiste me Edison Memollën
3- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me Hekuran Xhanin

Bashkia Lushnjë
1- Partia Socialiste me Eriselda Sefën
2- Partia Demokratike me Indrit Sefën
3- Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë me Elton Banon




