Ministrja Gjonaj tregon për takimin me Macron: Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh

Ministrja Gjonaj tregon për takimin me Macron: Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh

Gjatë vizitës së saj në Francë, ku mori pjesë në punimet e konferencës “No money for terror”, që u mbajt në Paris, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka folur për takimin që ka pasur me presidentin francez Emmanuel Macron dhe ministren e Drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet.

Gjonaj thotë se forcimi i bashkëpunimit dypalësh është garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit.

“Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”, ka shkruar ministrja Gjonaj në profilin e saj në "Twitter".

Ministrja e Drejtësisë i ka vlerësuar të frytshme diskutimet e zhvilluara gjatë konferencës kundër financimit të terrorizmit.

Në të njëjtën kohë Gjonaj shprehet se janë marrë angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy