Gjinishi: Trump po vepron me zgjuarsi. Do shkojë te aleanca e vjetër me Arabinë Saudite, Turqia del jashtë loje

Gjinishi: Trump po vepron me zgjuarsi. Do shkojë te aleanca e vjetër me Arabinë Saudite, Turqia del jashtë loje

Ermir Gjinishi, pedagog Instituti i Studimeve Evropiane tha që konflikti në Liban do mbyllet para konfliktit në Gaza, dhe nuk është çudi të mbyllet para se Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. 

Sipas Gjinishit Trump po vepron me zgjuarësi. Ai shton se presidenti i ri i SHBA "do shkojë te Arabia Saudite, aleancat e vjetra, dhe Turqia del jashtë loje". 

Ndër të tjera Gjinishi u shpreh: “Trump po çan frontin, kërkon të izolojë Iranin. Nëpërmjet kësaj lufte Irani faktorizoi veten e vet. Trump do rikthejë aleancat e vjetra. Aleat i vjetër ka qenë Arabia Saudite. Irani do merret me çështjen e Libanit dhe vendet arabe tani po hyjnë. Konflikti Izrael-Liban do mbyllet para se të mbyllet konflikti në Gaza, nuk do çuditesha para se të hyjë Trump-i në Shtëpinë e Bardhë. Trump ka kërkuar që ai të mbyllet para se ai të vijë. Zgjidhja do vijë përmes Iranit. Zgjidhja do përcaktohet nga negociatat e SHBA-ve me Iranit. Pas zgjedhjes së Trump, Irani ka ndryshuar qëndrim, ka toleruar gjërat”.

I pyetur a mund ta sulmojë Izraeli-Turqinë, Gjinishi tha: “Harta e Izraelit të madh që nxori Netanjahu...E kanë thënë troç që do krijojmë Izraelin e madh që cenon jugun e Turqisë, në kufi me Sirisë. Rreziku ekziston kur e shpall një shtet, pavarësisht nëse ndërmerr masa për realizimin e saj. Erdogani ka dy probleme të mëdha brenda dhe jashtë vetes. Po arreston disa lider të opozitës. Erdogani e ka luajtur kartën e islamikut. Me këtë kartë ka dobësuar rolin e vendeve arabe”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy