LSI akuzon Ramën se ka kapur sistemin e drejtësisë. Reagimi vjen pak orë pasi Kolegji Zgjedhor deklaroi se mandati i takon Genta Mezinit dhe jo Lindita Veliasit.
“Shqiptarët tani do të shikojnë se pas tepsisë, Edi Rama do të shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Tashmë Regjimi i Drogës, krimit dhe oligarkëve do të rendisë edhe listat e këshilltarëve dhe deputetëve. Vendimi i sotëm tregon se i gjithë sistemi në Shqipëri është i kapur nga Edi Rama” deklaroi sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Endrit Braimllari në një prononcim për median.
Më tej ai nënvizoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur në rrugën e saj për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi të neveritshëm i cili po tregon çdo ditë e më shumë kapjen e çdo sistemi duke përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë.
“Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është e vendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”, shtoi ai ai.



