
Gazetari Mentor Kikia në MCN Live u shpreh për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK se nuk kishte arsye për tu bërë gjithë ajo zhurmë kur e gjithë ajo ditë duhet të ishte mbyllur thjesht me një lajm ku tregohej emri i të zgjedhur.
Ai tha se shndërrimi i gjithë çështjes në kombëtare dhe ndërkombëtare na tregon maninë e madhe që politika ka dhe do të mbajë nën kontroll strukturat e drejtësisë. Sipas tij edhe përmes kësaj reforme në drejtësi ne nuk arritëm dot të prodhojmë struktura drejtësie imune ndaj kësaj politike.
Së shpejti do ketë arrestime është shndërruar në njëlloj barcalete. E la Adriatik Llalla si proverb dhe i vetmi që u arrestua në fund ishte vetë Adriatiku. Shpesh dëgjojmë se do ketë së shpejti arrestime, por kjo së shpejti, së shpejti më duket se do ngushëllojmë veten me arrestimin e atyre të mëdhenjve. Fakti është se zgjedhja e kreut të ri të SPAK i trazoi disi ujërat sepse nga një çështje që duhet të ishte thjeshtë një procedurë u shndërrua në një çështje madhore politike, prodhoi një përplasje publike mes ambasadores Kim, ambasadës amerikane dhe Ramës. kjo ishte një luftë nervash ku secili akuzonte palën tjetër se po fuste duart në Spak. Dita e intervistave të anëtarëve u shndërrua dhe në transmetim maratonë të mediave dhe në fund çfarë po ndodh po zgjidhet kreu i një institucioni dhe zgjedhja e kreut të SPAK duhet të ishte një lajm i thjeshtë në mbrëmje që kush u zgjodh, por u bë gjithë kjo luftë për të treguar maninë e madhe që politika ka dhe do të mbajë nën kontroll strukturat e drejtësisë.
Më tej ai shtoi se kreu i SPAK zgjidhet nga KLP, ka një mandat, dhe sipas tij nuk ka pse të shndërrohet në një çështje kombëtare apo ndërkombëtare.
Dëshmia tjetër dhe më e rëndë ne nuk arritëm dhe përmes kësaj reforme të prodhojmë struktura drejtësie imune ndaj kësaj politike, por ndërhyrja e ambasadores Kim aty ishin veprime të paprecedente, por të nevojshme sepse bënë që të mos zgjidhej një kandidat i preferuar i qeverisë.



