
Pas konferencës së mbajtur me presidenti Bajram Begaj, presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier nga Foltorja e Kuvendit tha se ai beson se rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të jetë ambicioze.
Duke vijuar fjalën e tij, presidenti gjerman bëri thirrje që të vijohet me Reformën në drejtësi dhe krimi i organizuar të sprapset.
Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura më njëra-tjetrën, prej dekada. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çlirua prej izolimit të diktaturës, dhe iu mbështesim në ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 milionë euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë. Sipërmarrjet gjermane janë aktive. Edhe në dimensionin kulturor bashkëpunojmë.
Vendi juaj do të jetë një partner i besueshëm për shtet anëtare. Rruga e Shqipërisë drejt BE do të jetë ambicioze. Punoni me pengesat , me sprapsjen e krimit të organizuar vijoni me Reformën në drejtësi, dhe punoni së bashku.



