Kandidatura e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës nuk është zgjedhje e Partisë Demokratike, por figurë e pavarur i cili do të mbështetet nga e gjithë opozita.
Në daljen e tij për mediet, kryedemokrati Sali Berisha pranoi se nuk ka komunikuar me Binajn, por partia e tij do të jetë e angazhuar në terren. Ndërkohë kandidatura kundërshtare Ogerta Manastirliu ka vijuar fushatën.



