
Kryeministri Rama komentoi zhvillimet e fundit në PD. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Rama tha se rikthimi i Berishës do të ishte kosto shumë e lartë për partinë.
Në asnjë parti tjetër veç asaj partie nuk do ta mbante dot një njeri që humb 5 herë. Por njeriu që e ka mbajtur i numëron sa herë ka humbur, a thua se u zgjua nga gjumi letargjik. Nëse do pragmatizëm, do isha me Saliun. Nëse unë do të isha i zhveshur nga interesi për vendin, që gjërat në këtë vend të shkojnë mirë. Por nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë, qoftë me njërin qoftë tjetrin nuk është çështje e rrezikshmërisë si kundërshtarë. Por nga pikëpamja e vendit, nëse do isha i zhveshur nga këto, sa më parë do thosha ai aty ku ishte që kjo parti të mos shikojë më dritë dielli me sy. Nuk është më e njëjta gjë. Mos u katandistë njeriu në atë derexhe. I duket sikur është e reja që po vjen.



