Avokati Rezart Kthupi, fjalën e Kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cilëson si sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë.
Ai deklaroi për “MCN Live” se rasti i AKSHI-t është rasti më ekstrem i korrupsionit në Shqipëri dhe se Kryeministri Rama nuk mund ta mbrojë si çështje, pasi është e pambrojtshme.
Sipas tij me Mirlinda Karçanaj dhe çështjet e tjera, Rama është i pambrojtur me drejtësinë dhe se duhet të përballet.
Kthupi shtoi se këtu nuk është krijuar më korrupsion por një sindikatë krimi që ka uzurpuar gjithë pushtetin ekzekutiv.
Ku jeton Shqipëria? Shqipëria jeton në realitetin e Edi Ramës, në realitetin e tij administrata nuk është e korruptuar, rrugët po shemben, Prokuroria është e keqe, se lëshon urdhra arresti. Se realiteti i qytetarëve është që rrugët shemben, ne e dimë që ka korrupsion gjithandej, kush ti kërkon lekët dhe pse ti kërkon.
Ky zotëria në realitetin e tij ka vetëm një qëllim të vetëm, të mbrojë pushtetin personal. Tregon realitetin e tij që kemi shumë njerëz në paraburgim, gjyqtarët janë noterë të prokurorisë. Realiteti është krejt ndryshe, administrata është e korruptuar dhe për këtë arsye prokurorët detyrohen të kërkojnë masa sigurimi. Rasti i AKSHI-t është rasti më ekstrem i korrupsionit në Shqipëri.
Nuk mund ta mbrosh, se është e pambrojtshme. Gjasat që Karçanaj të jetë më shumë e fajshme, se e fajshme. Karçanaj është vartëse e drejtpërdrejtë e Kryeministrit. Ose je totalisht i paaftë për të qeverisur këtë vend, ose je po aq i korruptuar sa vartësi yt i afërt. Sot Rama për shkak se po i cenohet pushteti i tij personal, ka vendosur të fillojë betejën përballë, betejë faktike.
Objektivi i deklaratës së tij ishte se nga sot e tutje Partia Socialiste nuk do të rri më soditëse. I gjithë fjalimi i Ramës është sulm ndaj drejtësisë. Është e papranueshme që një Kryeministër të flasë me këtë lloj fjalori.
Me Karçanaj dhe çështjet e tjera, Rama është i pambrojtur me drejtësinë dhe përballë duhet të përballet. Këtu nuk është krijuar më korrupsion, është një sindikatë krimi që ka uzurpuar gjithë pushtetin ekzekutiv.



