Protesta e 27 Janarit, Kryemadhi reagon ashpër nga Berati: Ta tërheqim zvarrë Ramën si busti i Hoxhës

Protesta e 27 Janarit, Kryemadhi reagon ashpër nga Berati: Ta tërheqim zvarrë Ramën si busti i Hoxhës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi me strukturat e kësaj force në Berat.  Kryemadhi ka bërë thirrje për tu ngritur dhe për të larguar Ramën nga pushtetit, duke e tërhequr edhe zvarrë nëse do të jetë e nevojshme.

 “Sot më shumë se kurrë duhet të zgjohemi nga apatia sepse e ndiejmë të gjithë që jemi më të varfër. Nëse nënshtrohemi do jetë gjumi i vdekjes sepse të gjithë do të ikin nga Shqipëria. Ashtu si në vitet 1990 ku të rinjtë tërhoqën zvarrë bustin e diktatorit Enver Hoxha, kështu edhe ne të bëhemi bashkë për ta tërhequr zvarrë për së gjalli këtë kryeministër që po shkatërron Shqipërinë. Në 27 janar, të gjithë së bashku të marrim pjesë në këtë protestë paqësore duhet ti tregojmë këtij kryeministri se që kaq sa jemi me një frymë të rrëzojmë”, tha Kryemadhi.

Ndërsa ish-ministri i drejtësisë dhe deputeti i qarkut të Beratit Nasip Naço, deklaroi se në datë 27 do jemi të gjithë në Tiranë.

Me Monikën e kemi këmbën në gaz për të protestuar, për të anatemuar këtë qeveri që çdo ditë bën vetëm skandale. Në datë 27 do jemi të gjithë në Tiranë. Duke i dhënë fjalën nuk do iki nga ky podium pa dëgjuar një duartrokitje të fortë për Monika Kryemadhin”, tha Naço.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy