
Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së Arben Imami, një emër mes të rikthyerve në PD ka mbajtur një fjalim në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Imami tha se ajo që ndodhi në PD ishte një krizë e përfaqësimit. Ai pati dhe një vërejtje për të mos mbetur me formulimet e vjetra, të rinj dhe të vjetër duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD Lulzim Basha për ndërmarrje të përbashkët për përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.
Këto ishin parullat e OJQ-ve post dhe pro komuniste të para 20 vjetëve, kur thoshin Nano dhe Berisha duhet të ikin se e kanë kaluar moshën. Këta u plakën, por mbetën Piter Pan si kryeministra e kryetarë partie, këta të tjerët Rama, Basha e kompani. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politik, gjë që me qëllimin më të keq pas vitit 2013 u adaptua dhe në PD, me një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh të stilit Rama-Basha deri në kurorëzimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët, me përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.
Më tej ai theksoi se kriza e përfaqësimit në demokracitë perëndimore është problemi politik. Sipas tij ajo që ndodhi në PD, ishte krizë e përfaqësimit, ish-kryetari në shkelje të statutit bënë spastrimin e partisë në të gjitha nivelet.
Zgjedhjet e kontrolluara, të manipuluara, të flasifikuara për kryetarin e partisë më 2017 dhe 2021 pas dështimeve të turpshme, ishin një turp. Asnjë qëllim i mirë, sado fisnik, nuk e justifikon kurrë shkeljen e parimit të votës. Cili ishte roli i anëtarit, inekzistent. Ky proces, primaret do të hapin dhe rrugën për njerëz të rinj në politikë me integritet profesional e civil. Ka njerëz në këtë vend me kontribute, aftësi dhe merita. Partia duhet të jetë e hapur për ata. Sa më të rinj të jenë, aq më mirë për të ardhmen e kësaj partie. Por edhe një vërejtje të mos mbetemi me formulimet e vjetra, të rinj dhe të vjetër. Këto ishin parullat e OJQ-ve post dhe pro komuniste të para 20 vjetëve, kur thoshin Nano dhe Berisha duhet të ikin se e kanë kaluar moshën. Këta u plakën, por mbetën Piter Pan si kryeministra e kryetarë partie, këta të tjerët Rama, Basha e kompani. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politik, gjë që me qëllimin më të keq pas vitit 2013 u adaptua dhe në PD, me një fushatë shpifjesh dhe denigrimesh të stilit Rama-Basha deri në kurorëzimin e ndërmarrjes së tyre të përbashkët, me përjashtimin e Sali Berishës në shtator 2021.



