Braçe: Bujqësia ka marrë goditje të konsiderueshme. Të paguhen plotësisht dëmet për fermerët!

Braçe: Bujqësia ka marrë goditje të konsiderueshme. Të paguhen plotësisht dëmet për fermerët!

Deputeti socialist Erion Braçe theksoi në fjalën e mbajtur në Kuvend se bujqësia ka marrë goditje të konsiderueshme nga fatkeqësitë e fundit natyrore. Ai vuri në dukje se dëmet për fermerë sa i takon të mbjellave shkojnë 12 milionë për hektarë tokë. Deputeti vuri në dukje se dëmet duhet të paguhen plotësisht nga qeveria. 

 

“Ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin që kanë ndodhur fatkeqësi natyrore të mëdha nga korriku në janar dhe bujqësia ka marrë një goditje të konsiderueshme. Në verë goditja erdhi në një zonë të rëndësishme në blegtori, në Gramsh dhe në një zonë të rëndësishme në blegtori dhe frutikulturë, në Devlinë. Më habiti ministri i Mbrojtjes kur tha janë kaluar paratë për të shlyer këto dëme, sepse në buxhet s’i gjej, as në relacion. Përmbytjet e kombinuara me ngricat kanë goditur zonën më prodhuese të vendit, duke filluar nga Shkodra, Obot, duke vazhduar në Zadrimë, për të mbërritur në Durrës, Urë Vajgurore, Fier. Janë mbjellë dy herë nga nëntori në janar.  1 milionë e 200 mijë lekë shkon 1 dynym. Një hektarë shkon 12 milionë dhe e mbjellë dy herë shkon 24 milionë, që është dëmi për fermer, që duhet paguar plotësisht, nëse duam në verë të hamë domate, kastraveca, speca e me radhë dhe që njerëzit të kthehen të marrin para nga ekonomia e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy