Greqia kërkime për hidrokarbure në Detin Jon, në zonën e kontestuar detare me Shqipërinë

Greqia kërkime për hidrokarbure në Detin Jon, në zonën e kontestuar detare me Shqipërinë

Greqia ka nisur kërkimet për hidrokarbure në Detin Jon.  Ajo ka përfshirë një anije studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator grek, “Vernicos Sifnos” dhe “Vernicos Skafi One”. 

Dje, në datën 8 nëntor 2022, rreth orës 11.00, anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” ka hyrë dhe ka bërë studime në zonën e kontestuar detare të shelfit kontinental dhe zonës ekonomike ekskluzive midis dy shteteve: Shqipërisë dhe Greqisë. 

Në atë hapësirë detare ka hyrë dhe rimorkiatori grek “Vernicos Skafi One”. Tani, në këtë moment, anija studimore norvegjeze “Ramform Hyperion” përsëri ka hyrë në zonën e kontestuar detare.

Anija studimore  norvegjeze “Ramform Hyperion” është gjendur dje ne 11:00 brenda zonës detare midis pikave ekstreme të vijave delimituese të marrëveshjeve të mëparshme të firmosura midis Italisë me Shqipërisë, si  dhe Italisë me Greqisë dhe brenda zonës së kontestuar parashikuar nga Nota Verbsle e MEPJ të Shqipërisë të prill 2015. 

Ky veprim i Greqisë cenon të drejtën ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e mira midis dy shteteve.  Shqipëria dhe Greqia nuk kanë marrëveshje detare për delimitimin e hapësirave detare, duke përfshirë edhe shelfin kontinental.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy