Moment kyç për paqen dhe sigurinë/ Begaj drejt Lubjanës, mbahet takimi i Brdo-Brijunit

Moment kyç për paqen dhe sigurinë/ Begaj drejt Lubjanës, mbahet takimi i Brdo-Brijunit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj niset sot drejt Lubjanës për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit që do të zhvillohet më 11-12 shtator 2022.

Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe për të ardhmen evropiane të vendeve të këtij rajoni. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe në çështjet e bashkëpunimit rajonal, sigurisë energjetike dhe sigurisë ushqimore pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Në këtë takim, të organizuar nga bashkëdrejtuesit e këtij procesi, Presidentët e Sllovenisë dhe të Kroacisë, marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë takim të rëndësishëm rajonal, Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Brdo-Brijunit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy