Drejtësia/ Rama: Kush devijon nga rruga e PS dhe bën punë jo të ndershme, të shkojë aty ku e ka vendin!

Drejtësia/ Rama: Kush devijon nga rruga e PS dhe bën punë jo të ndershme, të shkojë aty ku e ka vendin!

Gjatë një takimi me kandidatët për deputetë në Shkodër, kryeministri Edi Rama theksoi edhe njëherë se PS është garante për reformën në drejtësi, duke vënë në dukje se PD kërkon shkrirjen e SPAK-ut.

Rama tha se ata që devijojnë nga rruga e përbashkët e PS dhe bëjnë punë jo të ndershme pas shpine, “të shkojnë atje ku e ka vendin”. 

Na tregojnë ne me gisht pse edhe disa ndër ne kanë probleme me drejtësinë, ndërkohë që nëse kjo ditë erdhi, erdhi sepse këtë ditë e sollëm ne, e solli reforma në drejtësi, mbështetja jonë për institucionet e reja të drejtësisë dhe vendosmëria që lufta kundër korrupsionit të jetë totale.

Ne dorëzuam shpatën, për herë të parë që nga 1912-ta, pushteti politik s’ka shpatën, dhe për herë të parë e ka në dorë drejtësia shpatën. Ne duhet të ulim kokën për këtë?! Përkundrazi, përtej të gjitha gabimeve, lajthitjeve, çudirave, që mund të ketë ky proces, në thelb është historik dhe i domosdoshëm, që e kemi mbështetur dhe do ta mbështesim.

Bufi kënetës bashkë me kënetën thonë që në 12 maj do ta shkrijmë! Jemi ne garantët për këtë. Ne e kemi të qartë vijën, kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga dhe e përdor fuqinë që i jep populli përmes PS-së për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë, të shkojë atje ku ka vendin”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy