
Avokati Redon Meksi në MCN live komentoi raportimin djeshëm të Altin Dumanit në Kuvend ku u shpreh se SPAK ka detyrimin të hetoj vetë SPAK nëse dyshon se një prokuror i caktuar ka vepruar në kundërshtim me ligjin.
Ai tha se pas SPAK është gjykata ajo që vendos dhe nxjerr në pah gabimet, ndërsa funksioni i SPAK është të kapë këtë vjedhje që po bëhet haptazi. Sipas tij, prokurori është avokati i shtetit, por problemi qëndron se si po heton prokuroria.

Ajo që vura re dje nga seanca maratonë në parlament ishte pjesa e raportimit të Dumanit që u shpreh se prokurorët janë të pavarur dhe nuk ndërhyj tek puna e tyre, por ti si SPAK ke detyrimin të hetosh vetë SPAK nëse ke dyshime se dikush nuk po vepron sipas ligjit.
SPAK hetohet nga vetë SPAK, nëse flasim për vepër penale për shpërdorim detyre, nëse do shohim se një prokuror i caktuar ka vepruar në kundërshtim me ligjin nis hetimi.
Megjithatë nuk duhet harruar se nuk është vetëm SPAK ke dhe GJKKO, gjykatat. Ai po bën raportimin vjetor nuk e ke marrë në interpelancë dhe ai e shmangu duke thënë se e ka çuar çështjen e Berishës në gjykatë.
Në fund fare është vendim gjykate dhe ne harrojmë se kemi dhe gjykatë në këtë mes dhe jo vetëm SPAK sepse është gjykata që vendos. Në fund fare prokurori është avokati i shtetit, por problemi qëndron se si po heton prokuroria. Funksioni i SPAK është të kapë këtë vjedhje që po bëhet haptazi.



