Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sulmeve të aleatit të tij, Ilir Meta, në të njëjtin qytet nga ku ky i fundit i adresoi gjatë paradites.
Në tubimin e PS-së në Lezhë, Rama tha se Shqipëria që duam nuk është ajo e ulërimave, kërcënimeve dhe as tepsisë së partive të tepsisë së pushtetit.
"Më vjen vërtet shumë keq, shumë zor, ndihem shumë i sekëlldisur kur shikoj gjëra që nuk do të doja ti shihnim, kur dëgjoj gjëra që shqiptarët nuk do të duhej ti dëgjonin më, çirrje, britma, ulërima, kërcënime. Më vjen jashtëzakonisht keq por Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e ulërima, e kërcënimeve, nuk është Shqipëria e partive të tepsisë së pushtetit. Duam shtet për çdo shqiptar, prind, familje, për çdo burrë dhe grua, djalë dhe vajza pavarësisht bindjeve politike. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre politike por shteti shqiptar është i deytyruar ti shërbejë jo sipas bindjeve por të drejtave të tyre", tha Rama.



