Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare i mbledhur ditën e sotme u përball me diskutime lidhur me situatën e kriminalittit në vend.
Deputeti demokrat Flamur Noka, deklaroi se krimi është strukur në letrat e qeverisë.
Në një moment ai ngriti pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të denoncuarin si të zhdukur, Ervis Martinaj, duke thënë se është zhdukur një qytetar dhe lidhur me të dëgjohen disa versione, ndërsa polica nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Noka foli madje për kod heshtje.
Policia nuk ka dhënë asnjë version. A është zhdukur? A është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu? Të ndodhë një situatë e tillë në një vend dhe shteti ngre duart përpjetë!
Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se çfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.
Sipas tij, prej kohësh Shqipëria është bërë shesh betejë mes bandave të krimit të organizuar, zbulueshmëria është zero.
I vetmi zbulues në këtë rast është vetë krimineli Dumani që ka zbuluar ngjarje e autorë, policia asnjë.
Ish-drejtori i Policisë në një intervistë për një media të huaj deklaroi se ka dekonspirim dhe jo pak por 14 kriminelë brenda një operacioni kanë ikur.
Kush janë përgjegjësit që policia është katandisur në këtë pikë?!
Pikëpyetjet e Nokës u ngritën teksa në mbledhje ishte thirrur në seancë zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko dhe po flitej për marrëveshjen për ekstradimet e shqiptarëve nga Dubai.



