Një ditë pasi konfirmoi se po udhëtonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë pune, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka mbajtur të fshehtë agjendën e takimeve përtej oqeanit.

Në postimin e tij të vetëm në Facebook gjatë kësaj fundjave, Veliaj ka publikuar një video nga Qendra Komunitare në Shkozë, aty ku mesa duket punën e tij po e kryen aktualisht nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, personi i cili pasoi Arbjan Maznikun si zëvendësi i Veliajt.
Seferi shihet me përparëse duke shërbyer ushqim, një traditë kjo e kryebashkiakut Veliaj.



