Dënimi i Gruevskit/ Selimi: Sistemi i drejtësisë në presion për vendimin, në gjykim edhe dy ish-funksionarë të lartë

Dënimi i Gruevskit/ Selimi: Sistemi i drejtësisë në presion për vendimin, në gjykim edhe dy ish-funksionarë të lartë

Dy ditë pas arrestimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, reagimet zyrtare politike në Maqedoninë e Veriut, janë nga më të ndryshmet.

Analisti nga Shkupi, Sefer Selimi, tha përmes një komunikimi me skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV, se pos këtyre dy vendimeve ndaj tij, janë në proces edhe katër të tjera, të cilat e vejnë nën presion sistemin e drejtësisë për dhënien e drejtësisë për figurat politike.

Ky është vendimi i dytë që jepet për keqpërdorim detyre për tashmë azilantin politik Gruevski, i cili në të dy vendimet e shqiptuara është dënuar me më shumë së 10 vite, ndërkohë që janë në proces edhe katër gjykime të tjera.

Natyrisht nga faktori politik kjo është pritur me dy versione të ndryshme përsa kohë drejtësia shpreh versionin e saj, eksponentë të partive politike e quajnë këtë një vendim politik.

Nga e gjithë shoqëria, sistemi i drejtësisë ka qenë në një presion të vazhdueshëm, që të shqiptoj vendime pa selektim të të gjithë funksionarëve që kanë keqpërdorur politikën zyrtare, dhe në këtë drejtim, edhe vendimi për të mund të shihet në këtë frymë.

Përveç tij, tani janë edhe dy ish-funksionar të lartë të cilët janë në proces gjykimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy