Berisha: Kthehem nesër në parlament në betejën drejt fitores

Berisha: Kthehem nesër në parlament në betejën drejt fitores

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se ditën e nesërme rikthehet në parlament, për të vazhduar betejën opozitare.

Në komunikimin e sotëm me mediat, ai deklaroi se u arrit që dritarja prej nga mbante fjalimet teksa ndodhej në arrest shtëpie, të shndërrohej në dritaren e tmerrit për organizatën kriminale të qeverisë.

Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, unë në fakt atyre ia drejtoja. Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares.

Pra, u vartësova unë prej tij apo ai tek unë, doli shumë e qartë. Kështu që unë kthehem nesër në parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!

PD është sot forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë që mund të ndalojë... Hapat janë të qartë, hapa të tjerë do vijnë.

Edi Rama do marrë ata që meriton nga shqiptarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar. Prapë në betejë jemi.

Mosbindja civile në emër të fitores, mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve.

Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita, fitoren e merituar. Beteja është betejë.

Nuk krijon Edi Rama qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile.

Le ti marrë ti emëroj këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por ti nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe ti sjellë nëpër komisariate.

Forcë në botë që ndalon PD, nuk ka. Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi. E shkuara e zezë e këtij vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy