
Dy mbledhje paralele zhvillohen sot në selinë e Partisë Demokratike.
Nga njëra anë është Enkelejd Alibeaj që zhvillon mbledhje të grupit parlamentar, në kuadër të procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri.
Kujtojmë që opozitës po i skadon afati për të dorëzuar një emër për kreun e ri të shtetit.
Afati i fundit është data 29 maj ora 16:00, ndërsa në 30 maj Kuvendi duhet të mbajë raundin e tretë.
Ndërkaq, Sali Berisha thërret në mbledhje grupin demokrat pas rizgjedhjes në krye të PD pas afro 9 vitesh.
Përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit diskutojnë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD-së.



