Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

Sipas juristit Avenir Peka SHBA nuk ka bërë presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Peka tha se Basha donte ta largonte Berishën pasi e shihte si problem, ndërkohë që shtoi se në bisedat private Basha ka paraqitur si problem të tij Berishën.

“Ajo që më ka bërë përshtypje në analizë është se në muajin Korrik erdhi për vizitë Philip Riker dhe jo vetëm që u takua me Bashën, por edhe me të tjerë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje është takimi me Princ Lekën. Ishte karshillik ndaj Bashës. Ai u takua me Princ Lekën ndërkohë që kishte krizë lidershipi. Unë e kam parë si karshillik ndaj Bashës. Ato që thotë Basha që si gjëra të rëndësishme janë gënjeshtra. Raportin e Bashës me non gratën e Berishës e kam parë si skalion ndihmës për Bashën për largimin e Berishës. Nuk kishte presion të jashtëzakonshëm për përjashtimin. Atij iu tha një krah ndihme për ta paraqitur sit ë jashtëzakonshëm. Se nëse do ishte kërcënuar për familjen do ishte Berisha ai që do tërhiqej, ai doli dhe mori një nismë. Ai ka kërkuar publikimin e provave dhe ajo që më rezulton edhe nga bisedat private të Bashës është se kur është kërkuar paraprakisht është paraqitur si hall i Bashës jo i Berishës. Është trajtuar si mënyrë për të dalë nga situatën. Basha e shihte Berishën si problem, donte ta largonte”, tha Peka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy