Akademiku Artan Fuga shprehu keqardhje që Kryeministri shkoi në Akademinë e Shkencave dhe tha se reformën po e bën një komunist dhe se mund ta bënte vetëm kryetari aktual i Akademisë, për të cilin tha se ka mbetur një vlerë e paoksidueshme.
Unë uroj që zoti Kryeministër të mos e vazhdoj këtë gjë, sa kohë që kam shprehur kandidaturën. Por shqetësimin e kam, nuk e paragjykoj, por e kam.
Ngre pikëpyetje pse janë dhënë para për projekte të Akademisë, pa konkurs të hapur publik.
Kërkimi shkencor kërkon rivalitet idesh, potencialesh intelektuale. Unë kam qenë kundër që qeveria ti alookojë në mënyrë direkte Akademisë fonde.
Pse ky qëndrim vertikal, kur qeveria në fusha të tjera e ka ndryshe?
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Fuga tha se Kryeministri ka influencë në grupin parlamentar dhe mund të ndikojë për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e kreut të Akademisë së Shkencave.
Ai shtoi se, reformimi i Akademisë së Shkencave mund të bëhet nëse duan akademikët dhe cilësoi si domosdoshmëri ajrosjen e Kryesisë dhe se kryetari që do zgjidhet duhet të hapë debatin.
Nëse do e fitoja atë post, në 3 muaj do paraqisja projektin tim te gjithë trupa e akademikëve, shoqërisë civile, deputetë, gazetarë.
Nëse ky projekt nuk ecte, unë dorëzoja mandatin dhe do thoja faleminderit nuk bëhet.
Nëse do e merrja drejtimin, brenda gjashtë muajve do kishim një Akademi të transformuar.



