Takimi me Lu e Vlahutin për OMN, Nishani mbështet Vasilin: Duhet konsesus

Takimi me Lu e Vlahutin për OMN, Nishani mbështet Vasilin: Duhet konsesus

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka takuar sot ambasadorët Lu dhe Vlahutin për reformën në drejtësi.

Sipas deklaratës zyrtare, Nishani ka mbështetur shqetësimin e Petrit Vasilit në lidhje me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

LSI ka shprehur rezerva për këtë dhe se kompetencat e saj bien ndesh me Kushtetutën.

Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.

Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar në gërmë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA dhe BE në realizimin e kësaj reforme permes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy