Gjendet dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës së përfaqësuar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve, për ngritjen e komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit socialist Bledi Çuçi e cilësoi lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve.
U duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin ku e lamë në tetor të kaluar.
Po prisnim prej më shumë se katër muajsh të rregullojnë objektet e komisioneve hetimore.
Frymë e mirë sa i takon vazhdimit të një fryme një jete të re parlamentare.
Zgjodhën të ikin nga organet e parlamentit dhe bënë atë aksion ku besoj janë të bindur që nuk i çonte asgjëkund, tani do të rikthehen.
Reforma zgjedhore ka një komision që funksionon. Do shohim produktin e këtij komisioni. Sot po punojmë me ekspertë të ODIHR.
Do shohim produktet e komisionin bipartizan. Nuk do të ketë nënkomision për çështjet zgjedhore.
Ne kemi ngritur një komision ja kemi dhënë krahun e nevojshëm do të përfundoj mandatin me një produkt që është duke u përpunuar.
Aty janë të përfaqësuar të gjithë palët opozitare. Do ti nënshtrohet procedurave parlamentare në Kuvend.
Produkti i komisionit të Reformës Zgjedhore do të diskutohet në parlament.
Ne i qëndrojmë idesë që Shqipëri ka një kod zgjedhor funksional.



